Me fishekzjarre, duke u puthur? Arbana dhe Eduart Grishaj paskan festuar ditëlindjen bashkë

Epo, tashmë nuk fshihen më.

Më 7 maj ishte një ditë mjaft e veçantë për Arbana Osmanin dhe regjisorin e emisionit të saj, Eduart Grishajn të cilët festuan ditëlindjen dhe nuk munguan urimet ndaj njëri-tjetrin në rrjetet sociale.

Por në të njejtën ditë, kishte ditëlindjen edhe miku i ngushtë i tyre, gazetari i njohur Eraldo Rexho. Ky i fundit realizoi një festë të veçantë bashkë me miqtë e tij dhe nga foto që publikoi në Instastory na tregoi se ata e kanë festuar ditëlindjen bashkë.

Por pavarësisht fotos ku Eraldo shfaqet përkrah Arbanës dhe të dashurit të saj të përfolur, Eduarti ka publikuar një video teksa shfaqet duke parë fishekzjarret dhe pranë tij është një femër, më e shkurtër, të cilën e puth.

Kush është vajza që puth Eduarti? Sigurisht që si regjisor që është, Eduarti është kujdesur që vajza në fjalë mos të duket, por të gjithë fansat mendojnë se ajo është Arbana Osmani.