Me idenë gjeniale, doktori kanadez kthen 1 respirator në 9 të tillë

Një mjek kanadez ka gjetur një ide gjeniale. Ai ka arritur të bëjë një ventilator të kurojë nëntë pacientë përnjëherë. Doktor Alain Gauthier, anestezist në Spitalin e Ontarios, u frymëzua nga videot në YouTube për të krijuar respiratorin.

“Canadian Press” raporton se për të funksionuar, duhet të bashkohen pacientët të cilët kanë madhësi dhe kapacitet të ngjashëm të mushkërive. Më pas tuba të shumta bashkangjiten në një respirator, i cili funksionon me disa herë më shumë fuqi sesa normalisht.

 

Doktori tha se ka frikë që spitali mund të mos jetë në gjendje të sigurojë numrin e respiratorëve që duhen.

“Në një moment ne mund të mos kemi mundësi të tjera. Kjo mundësi mund të jetë e mirë, për t’i dhënë një shans”, tha ai CBC News.

Kolegu i tij, Alan Drummond, publikoi fotot e respiratorit duke lavdëruar punën e doktor Gauthier dhe e quajti gjeni.

Edhe Elon Musk, miliarderi dhe themeluesi i Tesla dhe SpaceX komentoi: “Interesante”.