“Më ka kapur reforma disa ministra”, Ngjela zbardh bisedat me Ramën

Avokati Spartak Ngjela thote se presidenti Meta dhe ish-kryeminisri Sali Berisha kanë dashur ta sabotojnë por në ndryshim nga ata, kryeministri Rama e ka lejuar reformën sepse nuk mundet të dalë kundër amerikanëve.

“Opozita me Metën dhe me Saliun kanë dashur ta sabotojnë dhe këtë e dinë dhe pulat. Por pa Ramën nuk e bëjnë dot. Rama nuk e ka shumë qejf por partia e tij e ka provuar çdo të thotë të jesh një parti anti-amerikane. Ai që e di më mirë aty është Gramoz Ruci. Ruci është ekuilibruesi më i madh aty. Asnjë nga ata nuk mund të thotë të dalim kundra Amerikës. Ata që janë të korruptuar do ikin.

Rama ma ka thënë vetë mua; “Më ka kapur kaq ministra reforma”,  “Le ti kapë”- i thashë.

Reformën në drejtësi ambasadorja do e bëjë, nuk e bën dot njeri tjetër. Asnjë nuk e di ku kullot Rama. Nuk ka qenë krejtësisht pro reformës, por tani nuk e di. Di që e ka lejuar.

Kur u bë Kryeministër Rama, i kam thënë: -Dy paraardhësit e tu janë rrëzuar se nuk kanë pranuar reformën në drejtësi”, tha Ngjela.