Me lot në sy dhe zërin që i dridhej, aktori i humorit shqiptar njofton largimin nga ekrani, prekëse arsyeja

Aktori i humorit, Albano Bogdo ka bërë një deklaratë të befasishme në Instagram, ku ka treguar se do të largohet nga ekrani.

Në një video të postuar në këtë rrjet ai shprehet se ka vendosur të fshijë çdo rrjet komunikimi dhe social, madje dhe se do të fikë edhe telefonin, ndërsa shton se me siguri do të largohet edhe nga ekrani pasi e lodh.

“Shumicën e jetës nuk kam qenë i famshëm, kështu që mos u habisni nëse ndonjë ditë ju shërbej kafen në një lokal”, thotë ai ndër të tjera.

“Dua te jetoj i lire. Nuk dua te jem skllav i parave apo i teknologjise, aq me pak, i fames, e cila eshte gjeja me e parendesishme ne jete. Ju falënderoj”, shkruan ai bashkangjitur videon.

Nuk dihet nëse kjo është një shaka e aktorit, apo deklarata ishte serioze.