Më në fund Apple tërhiqet, fitojnë të gjithë përdoruesit e iPhone

Pas publikimit të lajmit se Apple në përditësimet që u bënte telefonave iPhone i ngadalësonte ata, ka ardhur dhe veprimi i parë i kompanisë amerikane.

Apple njoftoi se do të nxjerrë së shpejti një përditësim të sistemit iOS në shumicën e pajisjve të veta iPhone për t’u mundësuar përdoruesve heqjen e ngadalësimit.

Kompania është vendosur prej javësh në qendër të kritikave pasi pranoi se ngadalëson sistemin e operimit tek modelet e vjetra për t’i rritur jetëgjatësinë baterisë së telefonit.

Kjo shkaktoi reagimet të shumta negative, aq sa “Molla” doli me një vendim të pashembullt për politikat e saj, duke deklaruar nxjerrjen në treg me çmime të arsyeshme të baterive të reja.