Më në fund lajm i mirë për Vllazninë, ja çfarë ndodh

Më në fund lajme të mira për ekipin e Vllaznisë në basketboll për meshkuj. Duket se tashmë kriza që ka përfshirë këtë ekip do të marrë fund. Kjo pasi Vllaznia shumë shpejt pritet të ketë një president të ri.

Sipas ShkodraSport, një biznesmen i njohur shkodran që jeton në Tiranë ka shprehur dëshirën për të sponsorizuar këtë ekip. Për këtë arsye, ai ka zhvilluar bisedimet me drejtuesit e Sporklub Vllaznia, por edhe me ato të shoqatës së basketbollit. Presidenti aktual i shoqatës Sokol Dibra duket se ka shprehur gatishmërinë e tij të lëshojë postin dhe tashmë ka mbetur vetëm hedhja e firmës.

Por, gjithashtu brenda javës së ardhshme pranë ekipit shkodran pritet të vijë një trajner i huaj bashkë me tre basketbollistë amerikanë dhe të rikthejë në ekip edhe dy shkodranët, Ervin Berdicën dhe Herion Faslinë. Gjithsesi, akoma nuk ka diçka zyrtare dhe mbetet për tu parë në ditët në vijim nëse një gjë e tillë do realizohet. /ShkodraNews