Më në fund, sulmuesi shkodran rikthehet tek goli

E nisi me vrull aventurën në kampionatin belg, por me kalimin e javëve kaloi në hije. Sindrit Guri nuk është se po shkëlqen në Belgjikë me ekipin e Ostendes. Sulmuesi shkodran pati pritshmëri të mëdha tek kjo skuadër por pas disa ndeshjesh si titullar kaloi në stol.

Gjithsesi, golat nuk i kanë munguar, edhe pse në fakt kanë qenë të paktë, sidomos në kampionat, ndërkohë në kupë ka qenë ndryshe. Duket se kompeticioni i Kupës së Belgjikës është më i preferuar nga Sindrit Guri.

Ai ka arritur të rikthehet tek goli pikërisht në një ndeshje kupe. Në takimin mes Mouskron dhe Ostende, Guri ka shpëtuar skuadren e tij nga humbja. Ai ka arritur që të shënojë në minutën e 82-të, duke barazuar shifrat në 2 – 2. Pas këtij goli ndeshja ka shkuar në shtesë dhe tashmë po luhen 30 minutat e shtesës, ku kryeson ekipi i Gurit me rezultatin 2 – 3. /ShkodraNews