Më në fund Voltana Ademi kujtohet edhe për qentë, tender 8 milionë e gjysmë

Pasi e kane kthyer qytetin ne nje zone te kontrolluar prej tyre, e te levizesh kryesisht gjate oreve te nates duhet te tregosh kujdes maksimal, me ne fund bashkia Shkoder eshte kujtuar per qente endacake. Voltana Ademi pasi u kryqezua ne disa mbledhje te keshillit bashkiak dhe arriti ta fuse Shkodren mes qyteteve ku flitet vetem per qente, rrezikun qe percjellin e bashke me to edhe imazhin e shemtuar, ka vendosur te akordoje nje fond. Ajo ka çelur fondin per trajtimin e qenve te rruges me vlere 847 440 leke pa TVSH. Thene ndryshe 8.5 milion leke te vjetra per ti trajtuar, ku me synim do te jete qendra e qytetit dhe disa prej zonave problematike, ku ata pritet te sterilizohen, e me pas te dergohen ne strehezen e qytetit. Por perpara se te hedhe para per kete proces, Ademi dhe stafi i saj duhet te bejne nje studim te situates dhe natyrshem te veprojne perballe shkeljeve. Ne Shkoder prej kohesh flitet per qen endacake qe sillen nga qytete te tjera e hidhen rrugeve, ndersa bashkia nuk ka thene asnje fjale, apo aq me pak te marre masa per kete. Te tilla raste skandaloze duhen monitoruar dhe denuar me force, sepse nuk kane perse qytetaret e Shkodres te paguajne nga taksat e tyre per te trajtuar qen qe sillen nga bashki te tjera, madje edhe nga Tirana. Keto fenomene duhen denoncuar me force e madje do te duhej te ishin ngritur edhe padi, e jo bashkia te beje sehir, e rruget te mbushen me kafshe endacake, qe ne te tilla raste jane imazh i shemtuar e burim infeksionesh e semundjesh te ndryshme. Menaxhimi i qytetit nuk duhet asesi kaluar dore e trete apo e katert sepse jane taksat e qytetareve qe vilen cdo muaj per kete gje dhe ne terren puna nuk kryhet.