“Me një tekst të tillë dikur nuk të linin të këndoje as në hale”, poeti shpërthen ndaj Elvanës dhe Festivalit: Duheshin arrestuar në sallë



Nga Petrit Ruka, poet



T.MERR ARTISTIK DHE NJË URGJENCË KOMBËTARE



Jap e marr ta kuptoj këtë tekst të ndyrë që më doli para dhe nuk ia dal dot. Kjo quhet këngë…dhe qenka trasmetuar në Festival. Me një tekst të tillë dikur nuk të linin të këndoje as në hale.
Shijoheni.

Teksti: Elvana Gjata
Këndon: Elvana Gjata
Kupton: Elvana Gjata

5 milion shqiptarë paguajnë RTSH për ndyrësi të tilla dhe na na na-n e saj…
T.merr artistik.
Organizatorët e këtij festivali duheshin “arrestuar” në sallë për k.rim ndaj gjuhës shqipe dhe fyerje të rëndë të dinjitetit te kultures kombëtare shqiptare.

Duhet hartuar me ngut një ligj i posaçëm që këngët në Festivalin e RTSH duhet të vijnë patjetër në standard dhe të kenë poshtë firmën aprovuese të dhjetë poetëve më të mirë të vendit. Unë vetë nuk do ta pranoja këtë tekst edhe sikur të vinte me muzikën e Ennio Morricone-s.

“Ti kam fal ty me tana
Me tana o me tana
Dashni me fal
O kush ka me ma nal?
A ma thua edhe sa
Duhet të pres ty me të pa
Ta di, dua ta di dhe sa
Kohën ndale, ndale
Të shkoj ngadale ndale
O më ngadale ndale
Na na na na na…”
…………………………

Turpi e mbuloftë emrin e atyre regjisorëve, udhëheqësve artistikë, prezantuesve, redaktorëve, kompozitorëve që kanë emrin në titrat e këtij produksioni me tekste të tilla. Një ditë bota do të qesh me të madhe me idiotësinë e tyre. Tallja e brezave që vijnë do t’i shoqërojë edhe aty ku do te jenë, në v.arr.