“Me një tufë sejmenësh përqark dhe një që e filmon”, ish-ministri-Ramës: Shko Edi tek Infektivi, të shoqëroj unë nëse ke frikë

Kryeministri Edi Rama ka zbritur paraditen e sotme në terren në rrugën “Vasil Shanto” teksa ka ndaluar qytetarë në rrugë duke i këshilluar që të mos dalin nga shtëpia, por ish-ministri i shëndetësisë Petrit Vasili ka publikuar një foto me të cilën akuzon shefin e qeverisë se ndryshe nga sa këshillon njerëzit, del vetë me një “tufë sejmenësh rreth e përqark”.

Vasili vijon më tej duke thënë se Rama të shkojë tek Infektivi teksa e fton se nëse ka frikë do ta shoqëronte personalisht duke argumentuar se ata që kanë nevojë për mbështetje, janë mjekët, infermierët, sanitaret e spitalit në fjalë.

“Shko Edi komandanti i luftes ne spitalin infektiv shko atje heronjte po te presin. Po nuk pate kurajo,guxim e trimeri dhe po tu desh shkojme edhe bashke, po nuk vajte dot vetem”, shkruan Vasili.

Reagimi i plotë:

Edi shko te infektivi, mbeshteti heronjte dhe ne se trembesh shkojme bashke! Edi Rama u thoshte shqiptareve :

“Ju lutem ecni fillikat në rrugë pa u ndalur askund”!

Ndersa po vete Edi Rama del me nje tufe sejmenesh rreth e perqark dhe sigurisht edhe me nje qe do ta filmoje çfaqjen e tij.

Edi ata qe kane nevoje per mbeshtetje jane mjeket, infermieret dhe sanitaret e spitalit infektiv heronjte sic i kane pagezuar me te drejte.

Edi shko takoji, shko ne spitalin infektiv jepu mbeshtetje dhe kurajo ne sakrificen e jashtezakonshme te tyre.

Ti thua jemi ne lufte dhe ti udheheq luften. Shko Edi komandanti i luftes ne spitalin infektiv shko atje heronjte po te presin.

Po nuk pate kurajo,guxim e trimeri dhe po tu desh shkojme edhe bashke, po nuk vajte dot vetem. P.S shiheni foton e Edit si filmohet mes sejmeneve