Me njollë në pantallona dhe zhinxhir të hapur, deputeti i PS lë kokrrën e namit

Një foto e deputetit socialist, Spartak Braho para seancës së sotme plenare, po qarkullon në rrjet.

Braho, i cilin sot kishte veshur një kostum ngjyrë kafe të lehtë mesa duket nuk e ka vënë re njollën tek pjesa e gjurit, apo zinxhirin e hapur të pantallonave.

Por, pavarësisht neglizhencës së Brahos, këto detaje nuk i kanë shpëtuar syrit të fotografëve.

Shumë prej deputetëve përpara se të hyjnë në parlament i kushtojnë një rëndësi të madhe pamjes së tyre të jashtme.