Me plot 150 milion paund në llogari, kjo është macja më e pasur në botë

Shpesh kafshët janë miku më i mirë i një njeriu.

Por ajo që ju nuk dini është se ata edhe mund të trashëgojnë një pasuri të pronarit të tyre.
Macja e quajtur Choupette e Karl Lagerfeld do të trashëgojë disa prej pasurive të mëdha të projektuesit të modës prej 150 milion paund pasi ai ndërroi jetë.

Lagerfeld ndërroi jetë të martën në Paris në moshën 85 vjeçare, njoftoi kompania “Chanel”, ku ai ka qenë drejtor për më shumë se tri dekada.

Ndërsa bota e modës mbante zi për humbjen e një talenti të madh, nuk kaloi shumë kohë para se vëmendja të zhvendoset tek kafsha e famshme e Lagerfeld, e cila është gati një ikonë në industrinë e modës.

Një llogari në Instagram dedikuar për dokumentimin e jetës së maces, mburret me 120 mijë ndjekësit, ndërsa macja e famshme ka edhe një blog të njohur. Të dyja faqet drejtohen nga eksperti i marketingut dixhital Ashley Tschudin.

Sipas gazetës franceze “Le Figaro”, Choupette mund të ketë të drejtën e pasurisë së Lagerfeld me shumë milionë dollarë sipas ligjit gjerman, nëse ajo konsiderohet si “trashëgimtari” i tij.