Më shumë se*ksin apo ushqimin, tani vërtetohet edhe shkencërisht, ja çfarë duan meshkujt

Studiuesit britanikë dhe amerikanë, në një test me krimbat, provuan disa forma klasike të sjelljes për të provuar se kur krimbat meshkuj ishin të uritur në prani të femrave, ata në të vërtetë zgjidhnin se.ksin para ushqimit.

Sipas studiuesve, gjithçka shpjegohet me praninë e disa neuroneve që gjenden te meshkujt dhe jo te femrat, të cilat janë quajtur “misteri i qelizave mashkullore – MCMS”.

Të dyja gjinitë, si meshkujt, ashtu edhe femrat kanë qarqe të krahasueshme në tru, por këto qeliza ndryshojnë rrugën e instinkteve te meshkujt: “Këto ndryshime, gjatë maturimit se.ksual të meshkujve u japin mundësi atyre të kujtojnë takimet e mëparshme se.ksuale dhe prioritetin e situatave të ardhshme se.ksuale”,- thotë autori i studimit Arantza Barrios. Pra, sipas tij, kjo sjellje nuk është në kokë (nuk komandohet) – puberteti i bën meshkujt të jenë të ndryshëm nga femrat dhe të kërkojnë më shumë se.ks.

Edhe pse studimi u krye në krimba, ai “megjithatë, na vë përpara një perspektive e cila na ndihmon të vlerësojmë dhe ndoshta edhe të kuptojmë shumëllojshmërinë e s.eksualitetit njerëzor, orientimin se.ksual dhe identifikimin gjinor. Sipas bashkautorit të këtij studimi, Scott Emmons, studiuesit besojnë se është e mundur që edhe truri i meshkujve (njerëzorë) të ketë tipa neuronesh që femrat nuk i kanë – dhe anasjelltas – mënyra se si meshkujt dhe femrat e perceptojnë botën dhe çfarë vendosin ata prioritet në jetën e tyre.