“Më sill paratë ku të thashë ose harroje…”, kërcënimet që alarmuan policinë, o Zot sa e t.merrshme



Policia e Tiranës arrestoi një 31 vjeçar i cili ka kërcënuar here pas here për t’i marrë para shtetasit me iniciale I.I. Ky i fundit i është drejtuar uniformave blu, të cilat kanë organizuar operacionin për kapjen e tij. Së fundmi, madje 31-vjeçari e ka kërcënuar me jetë denoncuesin, me qëllim që ai t’i dorëzonte paratë.



“Nga specialistët e Sektorit të Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës në DVP Tiranë, pas një pune të mirëorganizuar u bë ndalimi i shtetasit F.Z ., 31 vjeç, banues në Tiranë.



Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi në periudhë kohore të ndryshme ka shtrënguar me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë nëpërmjet rrjeteve sociale, me qëllim dhenien e një shume të konsiderueshme parash shtetasin I.I. Gjithashtu në datën 23.10.2020 dhe 26.10.2020, e ka kanosur për jeten këtë shtetas me qellim që ai ti jepte shumen e kërkuar prej tij”, thuhet ne njoftimin e policisë.

Në pranga gjithashtu ranë edhe dy shtetas të tjerë. Nga Strukturat e DVP Tiranë, u bë kapja e shtetasit Florian Abdi, 35 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës Parë Tiranë, e ka denuar me 1 vit burg, për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”.

Ndërkohë, Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit R.Sh., 33 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.