Me slogane të kopjuara, gratë socialiste të Shkodrës kujtohen në 9 Mars se kanë patur ditën e gruas me 8

Me nje sllogan te kopjuar nga marshimet qe ndodhin ne disa shtete te botes, grate socialiste te Shkodres u zgjuan nga gjumi dhe gjeten kohe te mblidhen e te festojne 8 Marsin por me nje dite vonese, ne 9 Mars.

Thene ndryshe u kujtuan qe kane patur diten e tyre dhe duhej te jepnin nje mesazh sepse jemi prane fushates elektorale dhe cdo detaj ka rendesi. E natyrisht pas nje marshimi qe nje dite me pare kishte bere ne rruget e Shkodres Voltana Ademi kryetare ne detyre, duhej ta benin edhe ato por me nje ndryshim kursi.

Te ecnin gjate ishte e lodhshme prandaj marshimi u projektua shkurt nga sheshi Luigj Gurakuqi e deri tek lokali me i afert ne pedonale ku i prisnin fjalimet, ushqimi dhe pija. Nje menu tradicionale ku grate aktive ne politike qe aty ku duhet nuk kerkojne me shume te drejta dhe shume pak bejne, zgjedhin ti pervishen fjalimeve “copy paste” me sllogane te gatshme per nje dite qe nuk ka simbolike festen por protesten per me shume te drejta.

E ne gjithe kete amulli ku gjerat behen per tu dukur, socialistet kishin harruar se festa vecanerisht kur behet perpara fushates duhet te jete me e miremenduar, te pakten te jete ne daten e caktuar, e jo te shkosh pasi dasma ka kryer e te kerkosh torten e çiftit. Vitin tjeter me te kujdesshme me kalendarin dhe festa behet me e bukur duke folur e qene aktive gjate te gjithe vitit, jo vetem per disa minuta./ShkodraNews