“Më tradhtoi me 4 përnjëherë”, la kokrrën e namit me ato që tha dhe që i mohoi, aktori bën deklaratën e habitshme: Unë jam…

Aktori i njohur i Portokalli pak ditë më parë habiti publikun me veprimin e tij, ku përmes disa postimeve në Instastory tregoi se e dashura e kishte tradhtuar me 4 djem paralelisht, ndërsa nuk i kurseu ofendimet ndaj saj.

Fillimisht ai falënderoi ata që e mbështetën, duke thënë se kishte vendosur që ta degjeneronte atë pasi nuk donte që t’ua bënte edhe meshkujve të tjerë, por kur pa që reagimet në rrjet ishin kundër gjestit të tij, ai i mohoi të gjitha.

Pas i fshiu të gjitha postimet, bëri një video ku tregonte se ia kishin hakuar profilin dhe se dikush tjetër ia kishte bërë këto, edhe pse ishte sërish në të njërin ambient, kishte të njëjtën veshje… e kjo bëri të kuptohej që në fakt ai i ishte penduar për ato foto e video të mëparshme, e gjeti këtë mënyrë për të qetësuar situatën.

Ndërkohë në një foto të postuar ditën e sotme, ai ka dhënë një tjetër mesazh të”koduar”.

“Unë eci avash por kurrë nuk kthehem pas”, ka shkruar ai në diçiturën e fotos./ShkodraNews/