Me urgjencë drejt spitalit i plagosur dhe me ….

Një 50 vjecar është plagosur rëndë pas një aksident me motor. Ngjarja ka ndodhur në Elbasan, ku drejtuesi i motorit ka mbetur i plagosur dhe me fraktura pasi ka humbur ekuilibrin e mjetit me të cilin po udhëtonte.

Bëhet fjalë për një 50-vjeçar me inicialet Xh.M., është plagosur dhe ndodhet në Spitali Rajonal të Elbasanit ku po merr ndihmën e parë. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të lagjes 1 maji shumë pranë qendrës së qytetit. Ndërkohë, Policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.