Me urgjencë në sallë të operacionit, ja ç’ndodhi me avokatin e Saimir Tahirit

Avokati i njohur në vend, Maks Haxhia, u shtrua sot me urgjencë në spital pasi pësoi hemorragji cerebrale.

Ai iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale dhe bëhet me dije se Haxhia ka dalë nga salla e operacionit dhe gjendja e tij është stabilizuar.

Avokati vuan nga aneurizma, dobësimi dhe çarja e aortës së gjakut, një sëmundje e fshehtë që rrezikon të jetë fatale.