”Më vjen turp që i kam votuar”, Malltezi publikon mesazhin e kolegut: Si na futi në kuth Edi Rama!

Jamarbër Malltezi, pedagog në Universitetin Bujqësor të Tiranës dhe njëherazi dhëndri i ish kryeministrit Berisha, ka publikuar mesazhin e një kolegu socialist, ku shkruan se kjo që po ndodh këto ditët e fundit në UBT është e turpshme.

Në shkrimin e publikuar nga Malltezi, kolegu socialist shprehet se i penduar që ka votuar Partinë Socialiste, pasi sipas tij këtu nuk ka shtet ligjor apo prokuriori.
Kujtojmë se gjatë ditës së sotme rektorati i UBT-së, ndryshe nga qëndrimet e shprehura në javët e fundit u pozicionua pro ndërtimit të një shkolle 9-vjeccare nga ana e Bashkisë së Tiranës.
Postimi i plotë i Jamarbër Malltezit
Mesazh ne inbox nga nje koleg socialist: I nderuar Profesor, Jam nje koleg pedagog i UBT qe kam votuar thuajse gjithnje per PS. Kjo qe po ndodh keto ditet e fundit ne UBT eshte e turpshme! Te marten nje grup i madh pedagogesh vajtem ne Kryeministri per takim me Kryeministrin te ftuar nga vete ai.
Per fat te keq ishte nje kurth i turpshem pasi (1) nuk erdhi fare kryeministri por ishte vec ajo ish e doganave (spiropali) dhe 99-i i peshtire i Bashkise kur ne problemin e kishim me mashtrimin e tij; (2) ne takim pranoheshin vec me liste aq sa edhe Zv. Rektorin nuk donin ta lejonin se nuk kish emrin ne liste por u fut vec pas insistimit te Rektorit te UBT, (3) sollen nja 100 Freshiste qe nuk kishin fare lidhje me UBT por vec per te duartrokitur dhe (4) veliaj beri vec propagande dhe asnje moment debat konstruktiv per zgjidhje. Pervec Rektorit ai 99-i nuk i dha fjalen askujt dhe shkoi deri aty sa ofendoi turpshem nje kolege pedagoge te UBT e cila eshte militante e majte me fjalet deri “nuk kemi nevoje per asnje fjale nga ty pasi nuk presim asgje te zgjuar nga ti”.
99-i e paraqiti si lufte te opozites ate qe po ndodh ne UBT nderkohe qe te gjithe ne stukturat drejtuese te UBT jane me lidhje te forta majtas dhe kemi lidhur gjithe jeten me kete universitet. Shume nga ne kishim shkuar per ta ndihmuar dhe gjetur nje zgjidhje duke i sugjeruar zgjendosjen me 150 metra por jo kafshimit te kampusit ne zemer te tij dhe dhunimit te masterplanit tone. Por dukej qe kishin kaparisur parate dhe ndare parate me boerin qe e paskan marre pa tender fare dhe Veliaj u shpreh qe nuk do levize fare projektin as 150 m. Ishte nje turp. U njoftua per proteste te Merkuren ora 09:30 kur ne ora 08:10 vjen nje makine nga prokuroria e Tiranes me nje fletethirrje per Rektorin e cila nuk kish as numer protokolli!!!
E kerkonin te paraqitej ne ora 10 (pra te mos merrte pjese ne proteste!) pra vec 1 ore e 45 min pasi mori letren e paprotokolluar nga prokuroria. Thirren rektorin si person qe ka njohuri per ceshtjen por nderkaq palaco-mediat e qeverise (nje dose qe sherben si paradhome e prokurorise) dhe 99-it e manipuluan dhe e paraqiten lajmin si “hetohet rektori i UBT” per tenderin e murit rrethues te UBT qe ne fakt e ka kryer Administratori i emeruar nga qeveria!!! Nderkaq ne i nderuar dolem ne proteste dhe u perballem me mbi 50 police bashkiake dhe police te rendit a thua se ishim ne kriminele! Ata police po zbatojne nje urdher te paligjshem pasi po ruajne nje gardh dhe ekskavatore qe kane nisur punimet pa leje ndertimi dhe kjo eshte veper penale por prokuroria eshte bere vegel qorre e rilindjes dhe 99-ave dhe nuk vepron.
Pa leje ndertimi, pa tabele, pa tenderim, fusin ekskavatoret. Shkelje ligjore te panumerta. Ndihemi te dhunuar dhe cenuar ne dinjitet. Rektorin e lane pas 2 ore e 30 min vec kur mbaroi protesta. Ndersa Veliaj ndonese kish premtuar qe do vinte Aty ne ora 12 nuk guxoi te vinte por dergoi ca militante te paguar me paga shteti qe banojne ne Laprake qe te perplasen me studentet tane. Turp. Edhe ne asamblene akademike te gjithe u shprehen qe kjo qe po ndodh eshte kriminale dhe e paprecedente, edhe sot kishte edhe me shume police qe jane bere edhe pastrues te parrullave qe shkruajne studentet tani. Ky eshte Turp! Me vjen ndot qe i kam votuar. Ketu nuk ka shtet ligjor, nuk ka gjykata dhe nuk ka prokurori ndaj po ikin njerezit. Te falenderoj per mbeshtetjen profesor!