‘Më vunë qesen në kokë, më kërcënuan se do…’, femra e fuqishme flet për rrëmbimin para disa ditësh



Liderja e opozitës ne Bjellorusine e perfshire nga trazirat, Maryya Kalesnikava ka treguar detaje nga rrembimi i para pak diteve dhe akuzon autoritetet vendase.



Ishin disa persona tha ajo qe i vunë një qese në kokë dhe e kërcënuan se do ta vrisnin, kur u përpoqën ta deportonin me forcë jashtë vendit, në fillim të kësaj jave.



Kështu njoftoi faqja e internetit e pavarur e lajmeve Tut.by, më 10 shtator, duke cituar avokaten e saj.

Avokatja, Lyudmila Kazak, tha se Kalesnikava kishte paraqitur një deklaratë mbi incidentin dhe po kërkonte veprime ligjore kundër autoriteteve për trajtimin e saj, duke përfshirë Shërbimin e Inteligjencës (KGB) së Bjellorusisë.

867a17b9-9537-4ff3-9790-a65f32ff8bcf_w1023_r1_s

Kalesnikava u rrëmbye në rrugët e Minskut më 7 shtator nga njerëz të maskuar së bashku me dy bashkëpunëtorë të saj.

Të tre, u dërguan më 8 shtator për në kufi, ku autoritetet u thanë atyre të kalonin në Ukrainë.

Kur ata arritën në zonën neutrale midis dy vendeve, Kalesnikava grisi pasaportën e saj në copa të vogla për ta bërë të pamundur që autoritetet ta dëbojnë. Ajo u dërgua në paraburgim në anën bjelloruse të kufirit. Dy bashkëpunëtorët e saj shkuan në Ukrainë.

Kalesnikava është një udhëheqëse e shquar e protestave që kërkojnë dorëheqjen e Alyaksandr Lukashenka, pas zgjedhjeve presidenciale të vendit më 9 gusht, për të cilat thonë se ishin të manipuluara.