Me Zog, pa Zog, ku*vëria është bërë modë

Nga Ana Shkreli Lisi

Ja pra, kaq pak duhet të bëhesh personazh i famshëm në Shqipëri: të të a.rrestojnë për pr.ostitucion. Mund të jesh shkencëtar, doktor i shquar, shpikës, studiues a çfarëdo profesion tjetër që do këllqe, por kot. Pak kurvëri dhe je në rregull. Kurvëria të çon drejt niveleve të larta, të jep famë e para, të mban lart edhe kur je pas dyrve të b.urgut.

Ka më shumë se një javë që një djalosh televizionesh, me buzë të fryra si tullumbace, vetulla të rregulluara për merak, flokë me xhel e veshje firmato, që emrin me të cilin e ka pagëzuar e ëma e ka Hermes Nikaj, por llagapin Zogu i Tiranës, u kap mat me një burrë në një nga motelet e ndyra të periferisë. Lajmi bëri bujë jo pse Hermesi shkonte me një burrë kundrejt parave (këtë e dinin të gjithë), por sepse ai ishte edhe tutor, edhe prostitutë. Hermesi drejtonte një rrjet të tërë prostitucioni, për të cilin lajmet zyrtare thonin se është i pasur me personazhe të njohura të showbiz-it.

A u çudit njeri a thua? Jo! Sepse nuk është e vështirë ta kuptosh se me çfarë e mbajnë veten personazhet e njohura në këtë vend. Nuk është e vështrië të bësh llogaritë se si në një vend që nuk prodhon asgjë, pa industri, pa ekonomi, pa treg pune, ka një grusht njerëz që janë aq të pasur sa mund të krahasohen me emra dinastish të mëdha në botë, ambjentet që ata frekuentojnë janë aq të ndyra, sa ti pagëzosh me “prostitucion” është pak. Vetëm këtu ndodh që një vazjë e re, e frymëzuar nga personazhe si Hermesi&Co, gdhihet normale dhe ngryset me makinë qindra mijë euroshe, para në bankë dhe jetë luksi që e reklamon sa dhe si mundet. Vetëm këtu ndodh që personazhe të jetës publike, nga ata që drejtojnë fatet e këtij vendi, dalin e thonë që “unë skam para, ato janë të gruas”, ose “punova që fëmijë, shisja fiq rrugëve dhe mamaja ishte kursimtare, prandaj jam i pasur”, ose “unë kam punuar për këtë ditë dhe e meritoj luksin që kam”.

Kjo vetëm këtu ndodh!

Vetëm këtu del ashiqare që një grup vajzash të reja nisen për Dubai apo Stamboll nga “dikush” dhe kthehen me 10 mijë euro në llogari bankare, të fryra nga silikoni dhe pa lidhje me ato që ishin në nisje.

E sidomos dhe për fat të keq, vetëm këtu ndodh që kjo nuk i bën më përshtypje askujt.

Pastaj, një ditë, dalin në sipërfaqe personazhe si Hermesi. Me siguri ato “VIP”-at e tjerë që Hermesi i punonte për llogari të vetën dhe ca të tjerëve, i kanë vënë në lëvizje njohjet e tyre dhe emrat mund të mos u bëhen publik kurrë. Por mos u shqetësoni, i keni të qartë si drita e diellit në Instagram, Facebook dhe llogari të tjera sociale ku vdesin të raportojnë “fatin” etyre. Kush ka sy, mund të shohë.

Por nuk është vetëm kaq problemi! Për fat të keq!

Saga e Hermesit&Co vazhdon. Hermesi flet nga burgu, ku thotë se “sa mirë po e mbajnë aty shokët e qelisë”. Për Hermesin ka një përgjigje nga një tjetër burg, “Zogu, po nuk je i kënaqur atje, hajde kalo këtej nga ne”. Hermesi është kudo, çdo ditë, çdo orë që nga momenti kur e mbyllen në një qeli, i pisët, përfaqësues dinjitoz i pisllikut të vet dhe një shoqërie që pranon çdo gjë; përtyp lehtë gjithçka; nuk mban qëndrim, e çorientuar e çoroditur e keqpërdor nga një klasë e dalë nga një pisllëk i ngjashëm.

Ky pisllëk ka dalë në sipërfaqe tashmë, ka mbuluar rrugët dhe gati-gati po kthehet në moralin e një shoqërie të rënë në kllapi.

Mbyllini llogaritë në rrjetet sociale me mirë. Rrezikoni të infektoheni…/Pamfleti