Media britanike paralajmëroi L.uftën e Tretë Botërore, ky shtet i fuqishëm bën veprimin e f.rikshëm

Media e njohur britanike ‘Express’ raportoi ne nje shkrim te saj kete te shtune se L.ufta e Tretë Botërore është bërë një shqetësim për shumë njerëz ndërkohë që tensionet mes fuqive të mëdha globale, përshkallëzohen.

Sakaq, paralel me kete lajm, vjen edhe informacioni se Koreja e Veriut ka testuar disa raketa me rreze të shkurtër veprimi.

Kete e njoftoi sot Koreja e Jugut. Duket se bëhet fjalë për një provokim të ri të Phenianit pas përfundimit pa sukes të negociatave të fundit me Shtetet e Bashkuara.

Koreja e Veriut i hodhi raketat në det nga qyteti Wonson, në bregun lindor të vendit, pak pas orës 9 sipas orës lokale, njofton përmes një deklarate Shtabi i Ushtrisë së Koresë së Jugut.

Nuk ka hollësi për raketat e hedhura, por provat me raketa me rreze të shkurtër veprimi nuk përbëjnë shkelje të sanksioneve ndërkombëtare mbi programin bërthamor të Pheanianit.

Koreja e Veriut nuk ka bërë ende komente mbi provat e fundit. Presidenti Trump është informuar në hollësi mbi këto zhvillime nga këshilltari për sigurinë kombëtare, John Bolton, njofton një zyrtar i lartë i administratës.

Koreja e Veriut kërkon lehtësimin e sanksioneve amerikane. Që pas mbylljes pa rezultat të bisedimeve mes Presidentit Trump dhe udhëheqësit koreano-verior në shkurt në Hanoi, Pheniani ka ndërmarrë një numër aktesh që përshkallëzojnë tensionet.