Menaxheri i Michael Schumacher habiti botën mbarë: Ja pse gruaja e tij po e fsheh, dyshoj se ai nuk…

Ish-menaxheri i Michael Schumacher, Willi Weber ka lëshuar një deklaratë të fo.r.të duke i habitur të gjithë me pretendimin se gruaja e legjendës së Formula1, Corinna po fsheh të vërtetën  gati gjashtë vjet nga ak.sidenti i tij në ski.

Kampioni i shtatë herë i botës pësoi një dëmtim gati-fatal të trurit në 2013, dhe që atëherë për legjenden e Formula 1 janë  kujdesur në shtëpinë e tij në Liqenin e Gjenevës  gruaja dhe dy fëmijët e tyre Gina-Marie, 22 vjeç dhe Mick, 20 vjeç.

Willi Weber pretendon se Corrina po mundohet ta pengojë atë që të shikoj mikun e tij pasi ka frikë se mos e vërteta i del në shesh.

Duke folur për një dokumentar gjerman Weber është shprehur:

‘Unë e di se Schumacher është goditur keq, por për fat të keq nuk e di se çfarë përparimi po bën. Fatkeqësisht Corinna më ka ndaluar ta shoh. Ajo ndoshta ka frikë se unë do ta shoh çfarë po ndodh dhe do ta bëj të vërtetën publike. Unë besoj plotësisht në shërimin e Michael sepse e di se ai është një luftëtar. Nëse ka një shans, ai do ta përdorë atë, ky nuk mund të jetë fundi. Unë lutem për të dhe jam i bindur që do ta shohim atë sërish”.

Schumacher kaloi tre muaj në gjendje kome ndërsa tani  gjendja e tij tani duket se u stabilizua dhe në Janar të këtij viti ai u dërgua me helikopter për 50-vjetorin e tij të lindjes në shtëpinë e  tyre të pushimeve në Mallorca.