Mendohuni mirë para se të blini iPhone-n e ri, ja problemet dhe çmimi shokues (foto)

Telefoni i zgjuar më i shtrenjtë i Apple-it, iPhone X që kushton mbi 1.000 paund, është gjithashtu më i thyeshëm dhe i kushtueshëm për t’u riparuar, thonë testuesit.

Gjiganti teknologjik thotë se ai është “bërë nga xhamat më të qëndrueshëm të përdorur ndonjëherë në një smartphone”.

Por gjatë testeve, pas rënies së tij në trotuar, studiuesit gjetën se xhamat e iPhone-t të ri thyhen më lehtësisht se ato të modeleve të mëparshëm.

Insurer SquareTradee e testoi telefonin në disa mënyra të ndryshme.

iPhone i ri thyhet më shpejt se iPhone 6S.

Ndërsa rezultatin e dytë më të keq e shënoi Samsung Galaxy S8.

iPhone X është gjithashtu i shtrenjtë për t’u riparuar.

Një riparim i ekranit kushton 286 dollarë dhe çdo dëm tjetër kushton deri në 556 dollarë për t’u rregulluar. Burimi: DailyStar/ Përshtati: ShkodraNews