Mercedes prezanton bishën "Brabus G65", nuk do ta besoni shpejtësinë që kap (FOTO)

Kompania “Brabus”, e cila merret me modikimin e mjeteve, ka “futur në dorë” edhe modelin Mercedes-AMG G65.

Projekti i saj më i ri quhet Brabus 900 Mercedes G65, ku për krijimin e këtij projekti si bazë ka shërbyer Mercedes-AMG G65.

Ky model ka motor 6.3- litër V12 Bi-Turbo me kapacitet prej 662 kW/900 kuajfuqi dhe shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 3,9 sekonda, ndërsa atë maksimale e ka të kuzuar deri në 270 km/h.

Brabus 900 Mercedes G65 është promovuar në panairin e veturave në Frankfurt dhe do të prodhohet në seri të kuzuar prej vetëm 10 njësive, ndërsa sa i përket çmimit ky model kushton 666.000 euro.