Mero Baze: Valdrini mori 13 mijë vota më pak se Keti Bazhdari, PS ka humbur veriun

Gazetari Mero Baze ka komentuar rezultatin e votimit ku shprehet se Partia Socialiste ka humbur terren në veri dhe ka forcuar pozitat e saj në jug.

Përmes një shënimi të shkurtër në rrjetin social Facebook, analisti gjykon se PS duhet ta rishikojë historinë e saj me veriun e vendit dhe kryesisht me qytetin e Shkodrës.

Botuesi i gazetës “TemA” heq edhe një paralele mes kanidatit të PS Valdrin Pjetrit dhe Keti Bazhdarit e cila konkuroi nën siglën e kësaj partie në vitin 2015.

“Nga një vështrim i shpejtë i rezultatit, duket që socialistët janë forcuar dhe më shumë në jug të vendit, dhe në Tiranë, por kanë rënë edhe më shumë në veri. Shkodra, Kukësi Lezha dhe Tropoja, kanë nxjerr fitues socialistët si garues të vetëm, por fituesit kanë marrë më pak vota se sa ka marrë Partia Socialiste në zgjedhjet e shkuara.

Rekordin duket që e ka Shkodra.

Keti Bazhdari ka pas marrë në vitin 2015, 28 215 vota dhe humbi, ndërsa fituesi i sotëm u PS ka marrë 15 913 vota, rreth 12 mijë më pak. Duket që PS duhet të rishikoj historinë e saj me Shkodrën.

Pikën më të lart e ka arritur me nje grua, që e kanë zbuar nga partia “të fortët” e Shkodrës. Fatkeqesisht nuk jane as gjysma e saj”, nënvizon Baze./TemA