Merr fund dilema, ja si vendosi Parlamenti Evropian për ndryshimin e orës

Është publikuar më në fund vendimi lidhur me ndryshimin e orës.

Parlamenti Europian mbështeti propozimin për t’i dhënë fund ndryshimit të detyrueshëm të orës.

Sipas propozimit, secili shtet anëtar nga viti 2021 do të mund të zgjedhë nëse do të ruajë sistemin aktual, apo do të heqë dorë nga praktika e lëvizjes së akrepave dy herë në vit.

PE votoi me 410 vota pro, ndaj 192 kundër, në favor të përfundimit të praktikës së ndërrimeve të kohës sezonale.

Edhe pse vota nuk është fjala e fundit mbi çështjen, do të përbëjë bazën e diskutimeve me vendet anëtare të BE, për të nxjerrë një ligj përfundimtar.

Që nga viti 2001, ligji i BE-së u ka kërkuar të gjitha vendeve në bllok të respektojnë kohën e orës, duke lëvizur një orë përpara një orë në të dielën e fundit të marsit dhe duke u kthyer për një orë në e dielën e fundit në tetor.

Komisioni Europian e bëri propozimin muajin e kaluar, pas një konsultimi publik që tregoi se 84 përqind e anketuesve ishin kundër praktikës.

4.6 milion shtetas europianë morën pjesë në konsultim dhe ra në sy se kundërshtitë për ndryshimin e orës janë më të theksuara në vendet veriore, ku ndryshmet sezonale në orët me diell janë më të mëdha se në jug.

Kujtojmë se praktika e kalimit të orëve u prezantua për herë të parë në Luftën e Parë Botërore dhe u rikthye gjatë krizës së naftës në vitet 1970, me qëllim të kursimit të energjisë, duke zgjatur dritën e mbrëmjes në verë.