Merr fund nga sot, drejtoria e Transportit Rrugor nxjerr njoftimin e befasishëm, ja taksa e makinave që ndryshon komplet



Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor njofton se me ndryshimet e ligjit “Për Taksat Kombëtare” i është dhënë fund një pabarazie disavjeçare ku shumë qytetarë mbeteshin nën taksën e TVML sepse Ligji nuk parashikonte amortizimin e vlerës së makinës në vite.



Përmes një postimi në Facebook, DPSHTRR ka bërë të ditur se për të njëjtin mjet si moshë, model, paguhej ndryshe nga kush e kishte prej vitesh brenda vendit e kush e importonte sot!



“Nga hyrja në fuqi në Fletoren Zyrtare, taksa TVML llogaritet mbi vlerën e amortizuar të mjetit, nga regjistrimi i fundit në sistem!

Sistemi e DPSHTRR do përditësohet dhe sportelet tona do sqarojnë qytetarët për lehtësimin dhe daljen e shumë mjeteve (nën 3000 cc) nga taksa TVML!

Fund edhe uljes fiktive të vlerës, sepse çdo vit vlera amortizohet progresivisht me 10% për efekt llogaritje në sistem!

Gjithashtu në rastet e përjashtimit nga taksa TVMP janë përfshirë edhe “Personat me aftësi të kufizuar”, një kategori invaliditeti që nuk përfitonte deri sot!”.