Merret vendimi, ja çfarë ndodh tek Vllaznia

Tek Vllaznia, situata duket se do të marrë një zgjidhje. Pavarësisht presioneve në ditët e fundit, klubi shkodran po punon për marrjen e m.asave ndaj lojtarëve të caktuar. Por, ajo që e vuan është skuadra dhe lojtarët e saj.

Por, pikërisht këto të fundit pritet të dalin në stërvitje ditën e sotme. Shkodra.News mëson se lojtarëve u është komunikuar të dalin në stërvitje ditën e sotme në ora 15:00. Stërvitja është planifikuar të zhvillohet në Shtoj, aty ku skuadra ka zhvilluar seancat stërvitore kohët e fundit.

Në këtë seancë pritet të marrë pjesë edhe trajneri Agim Canaj, i cili mesa duket është bindur nga kryebashkiakja dhe njëkohësisht presidentja e Vllaznisë Voltana Ademi, që të vijojë punen në krye të ekipit. E ndoshta mund të kemi edhe ndonjë deklaratë të tij rreth situatës që po kalon klubi shkodran. /ShkodraNews

Lexo edhe: