Merrni masa se nuk do keni drita, ja zonat që s’do kenë energji nesër

OSHEE ka njoftuar se diten e neserme ne kryeqytet disa zona nuk do te kene energji elektrike.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka bërë të ditur përmes një njoftimi se më datë 14 gusht, në disa zona të kryeqytetit do të ketë ndërprerje të energjisë, përgjatë orareve të ndryshme.

OSHEE shpjegon se shkak i mosfurnizimit me energji është rikonstruksioni i disa kabinave, për të zevendësuar rrjetin e amortizuar.

Njoftimi i plotë i OSHEE:

Tirana/ Investimet e OSHEE, oraret dhe zonat e stakimit më 14 gusht

#OSHEE Rajoni Tiranë vijon punën intensive për zëvendësimin e rrjetit të vjetër me të ri, duke investuar në mbi 400 kabina.

Për datën 14 gusht, është planifikuar të punohet në 9 kabina, në oraret dhe zonat pa energji elektrike si më poshtë:

09:00-15:30/rruga “Besim Daja” pjesërisht, pranë Medresesë

09:00-15:00/rruga “Mine Peza” pjesërisht

14:00-15:00/pjesërisht midis rrugëve “Mine Peza” dhe “Sulejman Pasha”

09:00-15:00/pjesërisht zonat rreth rrugëve “Bako Dervishaj”, “Rruga e Elbasanit”, “Mustafa Lleshi”, “Sandër Prosi” dhe “Mihal Ciko”

12:00-13:30/rruga “Sotir Peci”, pranë Bllokut të Ambasadave

12.00-14:00/rruga “Kongresi Lushnjës” pjesërisht

14.00-16.00/pjesërisht rrugët “Kongresi Lushnjes” dhe “Ylbere Bylykbashi”

10.00-12.00/ pjesërisht rrugët “Prokop Mima” dhe “Ndrek Luca”