Merrte frymë përmes respiratorit, koronavirusi i merr jetën këngëtarit të famshëm

Këngëtari i famshëm, producenti muzikor dhe kitaristi i njohur amerikan, Adam Schlesinger, ka humbur jetën nga koronavirusi. Këngëtari 52 vjeçar ka ndërruar jetë në një spital në New York.

Ai ishte duke u trajtuar për koronavirus dhe merrte frymë përmes një respiratori. Këngëtari Chris Carrabba, nga grupi Dashboard Confessional, ka bërë një dedikim prekës për mikun e tij të ndjerë. “Shoku im i dashur Adam Schlesinger ka ndërruar jetë nga Covid-19.

Duhet ta marrim seriozisht këtë. Njerëzit po sëmuren dhe po vdesin. Është e vështirë të qëndrosh mbyllur por jetët duhet të shpëtohen.

Kujdesuni për njëri-tjetrin. U prehsh në paqe, miku im i dashur”, ka shkruar Chris. Adam ka fituar çmime Emmy dhe Grammy për punën që ka bërë në kolonat zanore të filmave “Crazy Ex Girlfriend” dhe “A Colbert Christmas”.