Mes akullit e ngricës, e tmerrshme ajo që po i ndodh këtij komuniteti në Shkodër (FOTO)


Është e tmerrshme ajo që po ndodh në Shkodrë, teksa prej tre ditësh janë lënë pa energji elektrike komuniteti rom. Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e Dritare nga një qytetar nga shkodran. Ai është shprehur se komunitetit rom që jeton pas urës së Bunës, në Shkodër është lënë në errësirë në këtë të ftohtë të acartë që ka përfshirë vendin tonë.


Përmes një audio, qytetari shkodran pyet, një banor i cili tregon se kanë prej 3 ditësh pa energji elektrike.Në foto shihet qartë se banesat e familjeve rome janë në errësirë të plotë.