Mes shqetësimit për pasojat e epidemisë nga koronavirusi, bota tani rrezikon edhe një l.uftë për…



Bursat në mbarë botën po reagojnë me humbje. Në Wall Street u pezullua pjesërisht tregtimi. Shitjet dramatike në bursa po vazhdojnë. Ndër shqetësimet për pasojat ekonomike nga epidemia të virusit C.orona po shtohet frika edhe nga një l.uftë për çmimin e naftës. Tregtarët në sfondin e rënieve në bursë e quajtën ditën e hënë një e “hënë e zezë” (09.03).  Ideksi gjerman i aksioneve DAX ra pjesërisht më shumë se dhjetë përqind duke e mbyllur ditën me një rënie prej rreth 8 përqind. Kjo është rënia më e madhe në harkun kohor të 14 muajve e krahasueshme me panikun e shkaktuar në bursa pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 ndaj kullave të World Trade Center në Nju Jork. Fluksi i lajmeve shokuese është i vështirë të përpunohet me arsye, tha menaxheri i financave Thomas Böckelmann nga kompania e administrimit të pasurive Euroswitch.



Në Wall Street indeksi Dow Jones-Index i aksioneve ra me hapjen e bursës të hënën (09.03) direkt me shtatë pikë, rënia më e fuqishme qysh prej dhjetë vjetësh. Si pasojë e tensionit të krijuar në bursë aktiviteti u ndërpre për 15 minuta, në mënyrë që bursianët të mblidhnin veten. EuroStoxx 50, ideksi orientues në Eurozonë, ra me 5,66 përqind duke shënuar saktësisht 3049,06 pikë. Më parë pati rënie të bursave edhe në Azi. Indeksi orientues në Japoni Nikkei humbi pesë përqind.



Edhe në tregje të tjera të financave në rajonin aziatik kurset ranë dukshëm. Kurset e aksioneve në bursën e Seulit rane me mbi katër përqind. Në Kinë indeksi Shanghai Composite humbi 3,01 përqind duke shënuar 2943,29 pikë.

Tregtarët e bursës këto humbje gjatë ditës së hënë (09.03) i krahasojnë me krizat e bursave në vitete 1929 dhe 1987 ndaj e quajtën ditën e parë të kësaj jave si „e hëna e zezë”.

DW