‘Mesazhi është i qartë që të ketë kujdes, herë tjetër do i shpojnë gomat dhe’

Kastriot Dervishi, punonjes ne Arkivin e Ministrise se Brendshme, ka reaguar pas ngjarjes qe i ndodhi analistit Lubonja.

Me nje shkrim ne faqen e tij ne Facebook, Dervishi mendon se kjo eshte pjese e teknikave qe perdor m.a.fia per te realizuar qellimet e saj.

POSTIMI I PLOTE:

K.ë.rcënimi i Lubonjës pjesë e kodit m.afioz

K.ërcënimi e paralajmërimi janë pjesë e teknikave që përdor m.afia për të realizuar qëllimet e saj. Para se të arrijë te mjeti i fundit, ajo përdor k.ërcënimin si paralajmërim, nëpërmjet së cilit synon shkatërrimin moral e psikologjik të kundërshtarit. K.ërcënimet janë të larmishme dhe në forma të gjithanshme: gjuhë me kod, mesazh, telefoni, sendit me nënkuptim, plagosjes së lehtë, etj. Edhe guri në makinën e Fatos Lubonjës, nuk mund të ishte veprim budallai në një “det” me makina të parkuara, por pjesë e një kodi mafioz.

Mesazhi është i qartë që të ketë kujdes dhe heqë dorë nga qëndrimet e tij. Herën tjetër mbase kalojnë te shpimi i gomave të makinës.

Kryetari i opozitës dhe opozita, janë kërcënuar drejtpërdrejt para një viti në Kuvend nga kryezëri i shumicës nëpërmjet kodit mafioz se “do ju rregullojmë në qershor 2019”. Ky kod që ishte kërcënim shumë serioz për zgjedhjet e këtij viti, pjesërisht është vërtetuar.