Mesazhi i ko.bs.hëm që i dha Berisha vizitorit në zyrën e tij para 21 janarit

Nga Mustafa Nano

Përpara disa ditësh u bënë 9 vjet nga dita ku në bulevardin qendror të Tiranës u vr.an.ë 4 vetë të pafajshëm, të p.aa.rmatosur, të pa.rrez.ikshëm.

Sa herë që vjen data 21 janar, debati lidhur me përgjegjësitë mbi atë ngjarje mbi atë që ndodhi atë ditë, del gjithmonë gjithnjë një bandill, del gjithmonë një karafil i cili përsëri të njëjtën gjë sureale e të çuditshme.

Pak a shumë thotë që; u vranë vërtet 4 vetë atë ditë por fajin e ka edhe ai që i çoi protestuesit përpara kryeministrisë.

Po e përsëris, pretendimi i tyre është që ka faj edhe ai që i çoi protestuesit përpara kryeministrisë, a thua se kryeministria apo vendi përpara kryeministrisë ishte një the.rt.ore, apo është akoma një the.rtore dhe njerëzit që shkojnë atje janë dele që shkojnë për tu futur në th.ikë.

Kjo është një nga gjërat më të çmendura që mund të dëgjoj veshi. Për mua është një qëndrim, ose idiot ose i poshtër, ose të dyja bashkë. Të dyja bashkë nuk qëndrojnë se si rregull kush është id.iot nuk është i po.shtër dhe anasjelltas, kush është i pos.htër nuk është i id.iot.

Por pse e thonë këtë? E thonë këtë sepse duan shumë që Edi Ramën ta bëjnë edhe vr.a.sës. Edi Rama është çdo gjë tjetër e kësaj bote, por vr.asë.s nuk është.

Ai ka bërë çdo gjë tjetër që kanë bërë edhe paraardhësit e tij madje në disa rrethana ka bërë edhe gjëra që ndonjë paraardhës nuk i ka bërë, por vrasje nuk ka bërë, për fat të mirë ai nuk ka v.rar.ë.

Lidhur me pretendimin në fjalë, me pohimin që thotë se, fajin e ka ai që i çoi protestuesit përpara kryeministrisë, absurditeti i kësaj fraze del edhe nga një fakt shumë i thjeshtë, kjo frazë nuk ka kuptim sepse po të kishte kuptim do ishin vr.a.rë njerëz edhe përpara datës 21 janar ë vitit 2011.

Do ishin vr.ar.ë njerëz edhe pas kësaj date. Në vitin e shkuar, për javë të tëra u zhvilluan disa protesta të opozitës ku secila prej tyre ishte e ngjashme me atë të 21 janarit 2011.

Secila prej atyre protestave u parapri nga kanosje të tipit nuk kemi çfarë të bëjmë, protestën e drejton populli, ne nuk jemi më përgjegjës, populli do ti tërheqë zvarrë ata që drejtojnë vendin, pra protestat u paraprinë nga kanosje të tilla,  tamam siç ndodhi në 21 janar. Protestat e vitit të kaluar për javë të tëra ishin të dhunshme, pati njerëz të lënduar.

Pra ishin protesta identike por nuk pati të vrarë, dhe kjo ishte diferenca esenciale kjo ishte gjëja që dallonte protestën e 21 janarit me protestat e zhvilluara vitin e kaluar. Pra nuk pati viktima.

Vi.ktima  nuk pati sepse autoritetet këtë herë nuk e kanë çuar kurrë në mendje që mund të shtinin mbi trupa njerëzish, arsyeja është shumë e thjeshtë, autoritetet këtë radhë më shumë ishin të merakosur që të mbronin jetën e protestuesve se sa të mbronin jetën e atyre që nuk ishin protestues. Kjo pra është arsyeja kryesore që nuk pati vik.tima.

Pse ndodhi ajo që ndodhi në 21 janar?

Sipas meje, ndodhi ajo që ndodhi, sepse në zyrën e kryeministrit, ishte një vr.as.ës psikopat, sepse në zyrën e kryeministrit ishte një njeri i cili kur i shkoi një ambasador apo një njeri i huaj i rëndësishëm, kur i shkoi një partner i huaj ndërkombëtar, 2 apo 3 ditë përpara se të ndodhte protesta e 21 janarit, dhe i kërkoi që ai si Kryeministër i vendit të Shqipërisë, të bënte kujdes gjatë datës 21 janar, duke qenë se pritej një protestë e fortë, përgjigja e tij ishte shokuese, skandaloze, ishte e ndyrë, ishte ndyrësisht e ndyrë, ai i tha atij të huajit që ti thoshte Edi Ramës që:

“Po preke gjënë më të vogël, do jenë 5 snajper, në të 4 anët dhe unë do jem nga dritarja dhe në mënyrë absolute do go.ditet, vetëm po nuk e çpoi pl.u.mbi”

Ky është shpjegimi i datës 21 janar i vitit 2011. Kështu që pyetja nuk duhet bërë, kush ishte ai apo kush ishin ata që çuan protestuesit përpara kryeministrisë.

Pyetja duhet bërë kush ishin ata që në zyrën e kryeministrit çuan një zuzar të tillë, që flet për snajperë, për pl.umba dhe flet për mundësinë që edhe ai vetë do qëllonte në një rrethanë të tillë.

Ky monolog është për të gjithë ata që akoma vazhdojnë të mendojnë në mënyrë idiotike se ka faj edhe ai që i çoi njerëzit, protestuesit, të protestonin përpara kryeministrisë, ky ishte monologu im për sonte./abcnews.al