Mesazhi tr.onditës i nënës së 3 fëmijëve në Siri: Një Zot e e di se kur do na…

Klotilda Zani ndodhet në Siri që prej vitit 2014 dhe ka 3 fëmijë.

Një audio e dërguar nga Klotilda Zani e cila është në kampin Al-Hol është publikuar në emisionin “Open” të Eni Vasilit në Top Channel.

Ajo shprehet se duhet shumë para për tu larguar nga aty, teksa këshillon vëllain që të mundohet të lidhet me shtetin pasi Kosova i kishte tërhequr qytetarët e saj:

“Këtu që të ikësh duhet pare e madhe, pastaj edhe Kosova ka ik, shteti i ka tërheq. Duhet të interesoheni më shumë ju familjet tona. Me gjithatë shiko çfarë mund të bësh. Këtu duhet pare e madhe, përveç shtetit nuk bën kush gjë. Ne pasaportat nuk i kemi na i kanë marrë”.

Një audio e dytë e dërguar nga Klotilda Zani, nëna me 3 fëmijë, e cila është në kampin Al-Hol është publikuar në emisionin “Open” të Eni Vasilit në Top Channel.

“ Lekët i mora, jemi shumë mirë, pas 3 muajsh ka ardhur letra jote, vetëm gra jemi, burrat se di ku janë”, i thoshte ajo fillimisht të vëllait Florinit.

Por në një mesazh të dytë thoshte: “Por jeta është e vështirë, na kanë thënë që do na marrin, po Zoti e di se kur”.

Ndërkohë vëllai i saj i bëri thirrje shtetit që të ndërhyjë sa nuk është vonë. TCH