Mesazhi/ Vd.iq nga ko.ronaviru.si mjeku, Ministria ka disa fjalë prekëse



Në lidhje me ndarjen nga jeta të mjekut Sefer Derivishi i cili prej javësh vuante nga ko.ronavi.rusi ka reaguar edhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.



“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton me hi.dhërim të thellë ndarjen nga jeta të mjekut të qendrës shëndetësore Helmas në Kavajë, dr. Sefer Derivishi, i cili nuk e fitoi dot betejën me COVID19.



Pas dy javësh në terapi intensive në spitalin “Shefqet Ndroqi” mjeku 61-vjeçar që vuante nga disa sëmundje, ka humbur jetën mbrëmjen e sotme, megjithë përpjekjet e parreshtura të stafit mjekësor.

Ngushëllime familjes, kolegëve dhe miqve të dr. Seferit, i cili i shërbeu deri në fund me devotshmëri komunitetit të tij!”, thuhet në njoftim.