Meshën e celebroja edhe kur punoja në komunalen e Shkodrës, Dom Ernest Troshani rrënqeth Italinë

E dhimbshme!

Burgosjen në 1963, torturat në qelitë e izolimit, 18 vite punë të detyruar dhe vuajtjet për të çuar para misionin e tij nën regjimin më të egër komunist, Dom Ernest Simoni (Troshani) i rrëfeu para studentëve të Universitetit Gregorian të Romës.

Sakaq dëshmia e tij prekëse erdhi në formën e një leksioni, por edhe mesazhi mbi të drejtën e besimit gjatë një diskutimi për lirinë fetare. Takimi, ku të pranishëm ishin edhe diplomatë të vendeve të ndryshme u organizua me iniciative të ambasadës shqiptare në Vatikan dhe drejtueses së misionit të saj, Majlinda Dudaj.

“Dua t’iu falendoj të gjithëve që keni ardhur këtu për të qenë pjesë e këtij takimi mbi dashurinë, fenë dhe përqendrimin për jetën hyjnore. Është përsëritur shumë herë ky episod. Pa ju bezdisur, unë u urdhërova në 1956 dhe për nëntë vite sigurimi i shtetit më kishte përgjuar çdo fjalë, çdo gjest e çdo lëvizje. Çdo predikim që kisha bërë në nëntë vite ishte mbajtur shënim”, tha Dom Simoni.

Ama guximi i Dom Simonit kalon çdo kufi. Ende pa ju shëruar plagët e torturave, ai vazhdoi të celebronte meshën në fshehtësi edhe gjatë kohës kur punonte në miniera apo në mirëmbajtjen e kanalizimeve të Shkodrës. Sot prifti që u burgos vetëm sepse ishte prift, është kardinal, emëruar nga Papa Françesku më 9 tetor të 2016, në një ceremoni që mallëngjeu edhe vete Atin e Shenjtë.

V