Mësohet emri që po kërkohet në Lushnje, emër i njohur i botës së kr.im.it

Sipas asaj që mësohet, në këto momente forca të shumta të Policisë së Shtetit, Forcat Operacionale të Tiranës dhe FNSH-ja janë vënë në ndjekje të personit të dytë, i dyshuar si i përfshirë në atentatin e 1 nëntorit ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja.

Sipas informacioneve paraprake, Policia është vënë në ndjekje të shtetasit Julian Sula, i njohur si “Juli i Pashakos”.

Sula nuk është një emër i panjohur për Policinë pasi është arrestuar dhe liruar sërish disa herë. Ai ka qenë një ndër personat e parë, i shoqëruar si i dyshuar për masakrën e Lushnjës, ku u vr.a.në Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi, miq të Aldo Bares.

Ky shtetas dyshohet se ka dijeni për atentatin sepse ka njohje me një grup rival me Landi Muharremin.