Mësohet lajmi bo.mb.ë/ Biznesmenit shkodran iu bë pritë nga persona me uniformë policie



Një ngjarje e cila nuk ishte bërë publike, u rrëfye sonte nga gazetari investigativ Artan Hoxha. Ai tha se biznesmeni nga Shkodra iu bë pr.itë nga persona me uniformë policie që e dh.unuan.



“Para disa ditësh në aksin Bushat-Shkodër, një makinë që drejtohej nga biznesmeni Simon Molla, biznesmen nga Shkodra, në rrugë i bëhet me shenjtë që të ndalojë, ai kujtoi se ishte makinë policie. Ai hapi pak krahun dhe ndaloi, personat që ishin me uniformë policie e sulmojnë barbarisht biznesmenin.



Është fat që aty janë gjendur persona të tjerë. Ai është hedhur në një kanal, autorët nuk kanë pasur më shumë kohë, kanë pasur f.rikë se mos zbuloheshin, kanë ikur më pas. Për këtë ngjarje nuk ka reagim, pritëm dhe nuk ka reagim. Në deklarimet e veta, ai ka thënë nga i vjen rreziku, por që të bllokohet në rrugë të madhe” tha Hoxha për ABCnews.