Mësojeni tani! Ja pse është më mirë të bëni seks në mëngjes sesa në darkë vonë

Alarmi i zgjimit, i cili bie herët në mëngjesi është njëri ndër tingujt më të urryer! Ai është sinjal që duhet patjetër të zgjohemi.
Por ekspertët thonë se “alarmi” më i mirë që të na zgjojë dhe të na japë forcë që ta përballojmë ditën është seksi.
Megan Fleming, eksperte për seks dhe lidhje ka zbuluar përse do të duhej çdo ditë të fillonim me një “kënaqësi” në shpejtësi.
Sipas saj nëse bëjmë seks në mëngjes do të jemi më të gatshëm për sfidat ditore.

Nëse ke arritur që të flesh gjumë tetë orë, atëherë për ty seksi i mëngjesit është vetëm si qershia mbi tortë. Shfrytëzoje pak kohën të cilën e ke dhe dorëzoju partnerit pa hezitim.

Sakaq hormonet e tij janë më të fuqishme në mëngjes sesa në mbrëmje

Meshkujt në mëngjes prodhojnë shumë testosterone, andaj kanë dëshirë më të madhe për seks në mëngjes sesa në mbrëmje.

Në mëngjes, truri ynë atëherë ende është në gjendje pushimi, ndërkaq ai është rasti i shkëlqyeshëm për lidhje me partnerin nëpërmjet seksit.

Dita do të jetë më e bukur dhe më pozitive.

Orgazma krijon hormonin oksitocin, i cili shërben për humor të mirë, prandaj seksi është ai që në mëngjes nevojitet.

Nëse e nis ditën me seks, do të kesh më shumë motivim, do të jesh më pozitive, më e bukur dhe e gatshme për çdo gjë.