“Shokohet” Leo Messi, babai i tij përfshihet në aksident

Babai i Lionel Messit, Jorge Horacio Messi është përfshirë në një aksident rrugor në Argjentinë.

Ai ka përplasur një motoçiklist me automjetin e tij tip BMW M3.

61-vjeçari ka lënë pa ndjena motoristin, i cili është përcjellë menjëherë në spital, teksa besohet se ai është jashtë rrezikut për jetën.

Babai i Leos i është nënshtruar testit të alkoolit, teksa më pas është lënë i lirë nga policia.

Lexo edhe: