Meta anulloi dje zgjedhjet, Rama bën sot lëvizjen e papritur

Ndonëse Presidenti Ilir Meta anulloi dje datën e zgjedhjeve, kryeministri Rama nga ana tjetër duket i vendosur se zgjedhjet e 30 qershorit do të bëhen.

Rama do të vijojë me fushatën elektorale. Mësohet se kreu i qeverisë ka vendosur të shkojë sot në Dibër dhe Burrel, ku do të ketë takime me qytetarët.

“Presidenti ka bërë gabim, zgjedhjet do të bëhen më 30 qershor’, u shpreh Rama ditën e djeshme, pas vendimit të Metës.

Sakaq, në radhët e opozitës vendimi i Metës është cilësuar si i duhuri.