Meta shpëtoi pa u marrë p.eng dje në Tropojë, ja çfarë mund t’i ndodhte dhe ndikimi i Berishës

Koha kur marrëdhëniet mes Ilir Metës dhe Sali Berishës ishin aq të acaruara sa e pësoi edhe Shqipëria, na e rikujton gazetari Artan Hoxha.

Ai nëpërmjet një postimi më FB, ngre pyetjen se si ka mundësi që tani dashuria mes atyre të dyve është shtuar qa sa Meta pas shumë vitesh arrin të vizitojë Tropojën e Bajaram Currin pa pasur frikë se mos e marrin p.eng.

Artan Hoxha

Dhe vjen nje dite…
Ja c’do te thote ta kesh mire me liderin historik, te kthen nga figura me e urryer si kryeminister, ne figuren me te dashur si president…

Presidenti Ilir Meta ka vizituar te dielen e 26 majit 2019 Bajram Currin, ku edhe ka marrë pjesë në Festivalin e Parë Mbarëkombëtar të “Kcimit të Tropojës”.

Përmes një postimi në “Facebook”, Presidenti Meta shpreh edhe përshtypjet e tij nga ky festival, ndërsa ndan edhe një video ku shfaqet duke kërcyer në atmosferën festive.

“Në Tropojën e dashur dhe fisnike! I lumtur të marr pjesë sot në Festivalin e Parë Mbarëkombëtar të “Kcimit të Tropojës”, kryevepër e trashëgimisë shpirtërore të kombit tonë!

Atmosferë e jashtëzakonshme festive!”-shkruan Meta.

Padiskutim qe ky mbetet nje lajm i mire per presidentin dhe banoret e Tropojes. Por 19 vite me pare kur Meta ishte kryeminister, rrezikoi te merrej peng gjate vizites se tij ne Bajram Curri. Tashme presidenti mund te na e thote qarte se kush e pengoi gjate vizites si kryeminister dhe kush i mundesoi nje mikepritje kaq miqesore gjate vizites si president???!!! Mesa duket armiqesia qe kishte me kreun e PD-se ne vitin 2000, beri qe te pritej si armik ne Tropoje, histori qe ne fakt perfundoi me shoqerimin e Sali Berishes nga zyrat e PD-se ne drejtorine e policise Tirane, mesnaten e 28 nentorit 2000.

Ndersa 19 vite me pas, Meta tashme president, pritet me kenge e valle ne Tropoje sepse tashme eshte mik personal i liderit historik te PD-se, Sali Berisha…

E shtofshi miqesine, por na e tregoni pse i vute zjarrin Tropojes dhe Shqiperise ne vjesht-dimrin e vitit 2000.

Per ata qe nuk e kane jetuar apo e kane harruar ate kohe, ja si protestohej kunder kryeministrit socialist Ilir Meta ne Bajram Curri, nga demokratet dhe qytetaret e Tropojes ne nentor 2000…
Pamjet shkeputur nga emisioni “Xhungel”….