Meta t.rondit shqiptarët, zbulon pakënaqësitë që ka me SHBA

Presidenti Ilir Meta e mohon kategorikisht që të jetë ai target i deklaratave të ambasadores amerikane Yuri Kim, e cila thotë se po bëhet një marrëveshje për ta vrarë Reformën në Drerjtësi. Kjo sipas kreut të shtetit sepse ai nuk është palë dhe aktor i reformës.

Nuk mund te jem une target i ambasadores amerikane se pastaj ketu hyjme ne probleme te tjera. Ambasadorja e SHBA ne daten 23 mars ne nje takim qe ka bere me mua ne Presidence me ka kerkuar idete e mia si mund te shkohet drejt normalitetit per gjykaten kushtetuese dhe ne 8 prill, drejtori im i kabinetit i ka derguar nje platforme.

Pra Presidenti ne 8 prill i ka derguar ambasadoren amerikane platformen me 14 pika qe edhe u be publike. Nese ka ndonje shqetesim ta thote se une kam 50 dite qe ja kam cuar. Nuk kisha pse tja coja ambasadorit te BE sepse qe diten e pare qe ka ardhur ne Shqiperi i kam kerkuar te nderhyje per situaten e rende ku po perfundonte reforma ne drejtesi”.

Kreu i shtetit bëri një deklaratë të fortë kur tha se:

“Jam shumë i shqetësuar për besueshmërinë e SHBA edhe sa i takon reformës në drejtësi në Shqipëri. I kam dërguar letra sa herë që kam qenë i shqetësuar se mazhoranca ka përdorur Euralius dhe OPDAT, e s’kam marrë asnjë përgjigje me shkrim për këto çështje. Nuk ka si ta ketë për mua ambasadorja se unë jam kryetar shteti, reforma ka dy palë, vetë një aktor politik që është Edi Rama”.

“Atyre ndërkombëtarëve që janë bërë palë me Ramën ia kam vënë unë gishtin sy më sy, e po deshe i them edhe këtu”, tha Meta.

Kreu i shteti premtoi se nga nesër “do shihni një president tjetër, tepër institucional e të kujdesshëm, nuk do përfshihet më në dialog, një president që do zbatojë Kushtetutën e vendit të tij e nuk do përfshihet më shumë me biseda e gjëra që lënë vend për diskutime e alibi, me kryeministrin meqë është aktor kryesor politik i hapur për takime zyrtare të mirëdokumentuara edhe me dëshmitar”