Meteorologët paralajmërojnë shira të dendur e stuhi, policia evakuon njerëzit nga shtëpitë

Ndërsa Ballkani dhe Evropa siç kanë lajmëruar meteorologët, këtë javë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të nxehta me origjinë afrikane, Agjencia e Mjedisit ka paralajmëruar për përmbytje me ‘rrezikshmëri për jetën’ dhe vetëtima që goditën pothuajse të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, raporton Mirror.

0_Screen-Shot-2019-08-05-at-043817

Paralajmërimi i nivelit “të kuq”, i organizatës për përmbytjen është në fuqi për Lumin Goyt, në Derbyshire, i cili mund të përmbytet si rezultat i shembjes së digës në Ura Whaley.

Gjithashtu reshje tw dendura shiu do tw ketw në disa zona të Britanisë së Madhe çdo ditë këtë javë, sipas netweather.tv.

Më shumë se 1.500 banorë janë evakuuar nga Ura Whaley, megjithëse disa prej tyre ende thuhet se nuk pranojnë të largohen, teksa policia i ka paralajmëruar ata se po rrezikojnë jetën.