Mezi prisni të shkoni në plazh? Harrojeni këtë verë, vjen njoftimi bombë

Koronavirusi i kthyer ne pandemi boterore nuk ka gjasa të zhduket gjatë kesaj vere, duke i dhene nje pergjigje te hidhur mijera personave qe mezi presin te shkojne ne plazh.

Keshtu njoftoi të mërkurën agjencia e Bashkimit Europian për kontrollin e sëmundjeve, në një paralajmërim të ashpër se epidemia mund të vazhdojë kur temperaturat të rriten nëse nuk zbatohen masa për ta penguar atë.

Njoftimi lë pak hapësirë për shpresë se virusi, mund të sillet si katër koronaviruset e tjerë që janë endemikë në popullatat njerëzore dhe zakonisht nuk zbulohen në muajt e verës.

Numërohen 438,717 raste të konfirmuara me njerëz të infektuar nga koronavirus në të gjithë botën, me paralajmërimet e ekspertëve se në mungesë të tamponeve, testeve të gjurmimit të virusit për të gjithë, ka shumë gjasa që shifra reale e të prekurve të jetë deri në dhjetë herë më e lartë, mbase edhe më shumë.