Milionerja hoqi dorë nga sheqeri para 30 vitesh, sot është 70 vjeç dhe ajo që i ka ndodhur është e pabesueshme

Shumë studime së fundmi kanë theksuar rëndësinë që ka heqja dorë nga përdorimi I sheqerit dhe ëmbëlsirave, për të shmangur një sërë problemesh që shkakton në organizëm ky produkt. Carolyn Hartz hoqi nga përdorimi sheqerin e përpunuar pothuajse 30 vjet më pare, pas vitesh ‘varësie’ nga ëmbëlsirat.

Sot ajo krenohet me trupin e saj që shumë njerëz që janë dekada më të vegjël se ajo, ëndrrojnë ta kenë.

Por ajo beson se të arrini atë që dëshironi, ju duhet të kryeni veprimet e duhura. Ajo madje mendon se 50 vjet nuk janë edhe aq shumë, që të filloni të bëni një ndryshim pozitiv për jetën tuaj.

“Shumë gra pas të 50-ve mendojnë se nuk është e mundur të mbajnë një trup plotësisht në formë dhe peshë të arsyeshme”, i tha Daily Mail Australia, themeluesja e SweetLife.

Hartz, e cila është 70 vjec, thotë se “edhe pse mund të jetë pak më e vështirë të qëndrosh në formë për gratë pas 40 vjeç, ende mund të jetë e mundur nëse vërtet dëshiron ta arrish atë”.

“Ne e dimë se metabolizmi ynë ngadalësohet teksa rritemi, por kjo nënkupton që ne duhet të marrim kontrollin dhe të bëjmë zgjedhje më të shëndetshme dhe të punojmë pak më shumë”, tha ajo./Përgatiti: Shkodranews