Militantët gjyhnafqarë në b.urg, ja apartamentet ku mund të flejë Voltana Ademi

Loja e tre bandave politike me përdorimin e militantëve sa herë bëjnë teatër sikur po grinden, Voltana me 9 pasuri të paluajtshme.

Në momente të caktuara të pluralizmit, tre bandat e mëdha politike, përdorin lukuninë e militantëve, për t’i bërë presion njëra-tjetrës dhe për të bërë gjoja sikur grinden në sytë e shqiptarëve. Loja përsëritet herë pas here si një strategji i përbashkët për të ruajtur sundimin e shqiptarëve, me qëllim për të vijuar vjedhjen dhe sunduar.

Gjatë javëve të fundit është radha e Partisë Demokratike, e cila po përdor militantët në përplasje. Militantët ose janë punonjës bashkie që paguhen me paratë e taksapaguesve shqiptarë ose janë të shkarkuar nga puna nga pala në pushtet, por që presin që të vijë PD në pushtet dhe të hyjnë sërish në zyrat e shtetit. Të njëjtën gjë ka bërë edhe Partia Socialiste në kur ishte në opozitë. Të njëjtën gjë bën edhe LSI, megjithëse militantët e saj janë më shumë të prirur për të vjedhur dhe tradhtuar, se sa të përballojnë burgun.

Por ndërsa militantët për përplasjeve përfundojnë në burg dhe rrezikojnë të dënohen, krerët e tre bandave politike shkojnë dhe në vilat e tyre të shumta dhe vazhdojnë pazaret me njëri-tjetrin. Për shembull pas përplasjeve në Shkodër, janë arrestuar disa punonjës bashkie dhe militantë. Ata ka disa ditë që janë në burg, ndërkohë që kryetarja e Bashkisë së Shkodër, Voltana Ademi, nuk e di se tek cili apartament të flejë më parë./Pamfleti

Pasuria e Voltana Ademit

Bashkëpronare me 33,33 % e apartamentit të banimit në Shkodër, me sipërfaqe 64 m2. Bashkëpronare me 33,33% e apartamentit të banimit në Shkodër, me sipërfaqe 97 m2,

Bashkëpronësi, njësi në Shkodër, me sipërfaqe 64 m2, me kontratë shkëmbimi. Njësi ndërtimi me sipërfaqe me sipërfaqe 116,5 m2. Njësi ndërtimi me sipërfaqe 35,34 m2, në bashkëpronësi.Njësi ndërtimi me sipërfaqe 70 m2.

Objekt me sipërfaqe 136.5 m2. Objekt me sipërfaqe 186.5 m2. Objekt me sipërfaqe 141.5 m2.