Mimi Kodheli flet për radarët, shpëton veten dhe ‘shet’ Saimir Tahirin

Gjatë seancën gjyqësore, ish-ministri i Brendshëm nën hetim, Saimir Tahiri, ka përmendur edhe çështjen e radarëve që nuk punonin.

Tahiri ka rrëfyer se ka ekzistuar një shkresë “Top Secret” të cilën ia ka dërguar ish-ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ku e ka informuar se policia ka konstatuar se radarët nuk punojnë.

Por në një prononcim për mediat sot, ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli tha se radarët në vend kanë filluar që të punojnë në dhjetor të po atij viti.

“Radarët nuk fiken dot. Radarët kanë filluar të punojnë në dhjetor të vitit 2013. Një grup i madh njerëzish monitorojnë ujërat detare,”-tha ish-ministrja, duke shitur kështu ish kolegun e saj.